Pozita e mirë e gjuhës dhe mbajtja e trupit drejte

 A e dini se gjuha juaj është  një muskul postural?

- në këtë rast postura do të thotë mbajtja e drejtë e trupit.

 Posa të shfaqen problemet e posturës në gojë, mund të shohim disa modele te pacientët: koka e përkulur përpara, goja e hapur dhe gjuha në pozitë të ulët - të cilat mund të përcillen me:

1)  shtrembërimin e trupit

2) frymëmarrje me gojë

3) përkulje në njërën anë

4) gëlltitje te çrregullt 

 Pozita e gjuhës siguron mbështetje për posturen e  rruazave të qafës  si dhe udhëzime që shtylla kurrizore të qëndrojë e drejte duke ndihmuar ne posturën e drejte te përgjithshme. Gjithashtu postura e mirë e gjuhës e qetëson trurin, përgaditë tretjen e ushqimit dhe ndikon në formimin e drejtë të fytyres dhe harqeve te dhëmbëve.



Qëndrimi i duhur oral nuk është nofullat dhe dhëmbët e shtrënguara  së bashku por është gjuha e mbështetur në qiellzën e gojës, buzët të mbyllura por të relaksuara dhe dhëmbët paksa të larguar. Kur e bëni këtë, muskujt e gjuhës suaj mbështesin pozitën dhe kalueshmërine e rrugës së sipërme të frymëmarrjes qe kalon pas gjuhës suaj dhe gjithashtu edhe rruazat e qafës.

Pas kësaj ngritni sternumin tuaj lart nga kërthiza

1) Vendosni gishtin në qendër të sternumit rreth 2 gishta mbi tehun e tij fundor.

2) Tërhiqeni lartë këtë pjese, gjë që e bën sternumin të ngritet lart dhe e zgjatë bustin derisa ta ndjeni një tendosje te lehte midis shpatullave.

3) Nëse e ndjeni atë në pjesën e poshtme të shpinës dhe brinjët tuaja po dalin jashtë, ju keni bërë zgjatje te tepruar. Mos harroni renditjen - brinjët tuaja nuk duhet të dalin para.

4) Mbajeni gjuhën të puthitur në qiellzën e gojës.

Tani duhet të ndjeni të gjithë shpinën dhe qafën  të drejte dhe mbështetur, shpatullat tuaja të relaksuara dhe duket sikur jeni zgjatur afërsisht 5 cm.

Janë edhe pjesët tjera si ijet, gjunjët, shputat etj. qe janë pjese e qëndrimit të drejtë por postura, si e gjuhës ashtu edhe e gjithë trupit, është tepër e rëndësishme andaj perdorini gjithmonë keto ushtrime!


Comments

Popular posts from this blog

Veneer-et estetik Emax dhe cmimi ne Kosove

Si mund ti parandalojmë dhëmbët e verdhë

Problemi i tri trupave (three body problem) zgjidhja