Niveli i rritur i Manganit ne uje dhe shendetit oral
Nivelet e Manganit në furnizimin me ujë nga liqeni i Badovcit janë të larta. Mangani është një mineral që është i mirë në doza të vogla, por sasitë e shtuara mund të shkaktojë probleme shëndetësore si dridhje, dobësi muskulore dhe humbje të kujtesës. Nëse vëreni se uji i rubinetit ka një shije metalike, ndoshta ka nivel te larte te manganit. Për të zvogëluar ekspozimin ndaj manganit, mund të: Përdorni një filtër uji që largon manganin. Zierja e ujit për një minutë mund të ndihmojë në uljen e shijes metalike dhe largimin e një pjese të manganit por nuk e largon plotësisht. Shmangni përdorimin e ujit nga rubineti i ujit të nxehtë-bojlerit për të pirë ose gatim. Hani një dietë të shëndetshme që është e pasur me fruta, perime dhe drithëra. A mund të pastrojmë dhembët me këtë ujë? Dr Loran Beqa nga www.rubindet.business.site na njoftoi qe mund ti lani me këtë ujë në Prishtinë, por është mirë ta pështyni dhe të mos e gëlltisni. Sipas tij ju gjithashtu mund të përdorni ujë të filtr...